Aurora Group
02LAJME

EKSKLUZIVE: Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza del me policë mbi Urën e Ibrit pas uzbunës në veri

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ndodhet mbi Urën e Ibrit në veri, bashkë me policinë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

“Unë jam në komunikim me organet përgjegjëse që janë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe zbatimin e ligjit. Ato janë duke e kryer punën e vet. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Çka mundem me thënë është që po dëgjohen sirena në pjesën veriore dhe ka disa organizime në ate pjesë”, deklaroi ai.

Medi

Ai mes tjerash ka konfirmuar se në pjesën e jugut, situata është e qetë.

“Shqiptarët për momentin janë të qetë, janë në shtëpi të veta. Dhe unë sigurisht i lutem të ruajnë qetësinë dhe të sillën në përputhje me përgjegjësinë e qytetarit”, tha Hamza.

Ndryshe, këto zhvillime në veri vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letërnjoftimet serbe.

Dukato 1