Dukato 2
02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Ky është sigurimi i afërt me zv.ministrin e Qeverisë Kurti i cili shihet teksa konsumon kokainë brenda Komunës së Leposaviqit

Një seri videosh ku zyrtarë të Komunës së Leposaviqit shihen teksa përdorin kokainë brenda objektit komunal të publikuara nga Gazeta Nacionale kanë shkaktuar ‘tërmet’ në oponionin publik kosovar. Këto video u bënë shkas edhe për nisjen e hetimeve nga Prokuroria.

Pas publikimit të videos së parë, ku shihet nënkryetarja e Komunës, Dragana Miletiç gjersa bashkë me një person tjetër konsumon kokainë brenda një zyreje dhe në tualet, e njejta të nesërmen u shkarkua nga kryetari i Leposaviqit nga radhët e LVV-së, Lulzim Hetemi.

Aurora Group

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, u tha në vendimin e nënshkruar nga kryetari Hetemi.

Tutje, Nacionale sot publikoi edhe videon e një zyrtari policor i cili poashtu u pa gjersa konsumonte kokainë brenda në Komunë.

“Mitropol” tutje raportoi ekskluzivisht se zyrtari në fjalë ishte serbi Pavle Radović. 

Pas publikimit të videos, Inspektorati Policor doli me njoftimin se IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tashmë ka intervistuar një zyrtar policor të Stacionit Policor në Leposaviq me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Mitropol” tutje mëson nga burime të veta ekskluzive se i implikuar në videot ku persona të ndryshëm brenda Komunës shihen gjersa konsumojnë kokainë është edhe punonjësi i sigurimit, Sllagjan Mijajloviq, i cili shihet se ka afërsi të madhe me zëvendësiministrin, Radoica Radomiroviq, anëtar i Partisë Demokratike Progresive të Kosovës, e cila udhëhiqet nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Madje, “Mitropol” ka siguruar edhe një fotografi ku Mijajloviq shihet me zëvendësministrin Radomiroviq teksa pijnë alkool së bashku.

Kujtojmë se Radoica Radomiroviq, zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, dikur ishte ushtar në regjimin që e drejtonte Sllobodan Millosheviqi kundër UÇK-së. Këtë ai e kishte pranuar edhe vetë, por duke thënë se në Kosovë nuk ka luftuar.

Në disa audio-incizime që Nacionale i ka publikuar, Radomiroviqi – ish-ushtari i regjimit të Kasapit të Ballkanit – e ofendon vëllain e një dëshmoreje, kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

E ofendon me fjalën k** të thënë në gjuhën serbe. Kjo gjatë një diskutimi me drejtorin e Urbanizmit, Marko Jabllanoviq.

“Po de, por ne duhet t’i mbahemi rrëfimit tonë: Se ne jemi këtu për popullin tonë. Ne jemi për tanët. Dhe, se ata janë për të vetët”, thotë në fillim të bisedës zv/ministri.

“Njëherë po bisedoja me Hetemin, në jug, dhe Hetemi më tha: Në Leposaviq…”, thotë drejtori Jabllanoviq.

“Hetemi është k**”, ndërhyn sërish zv/ministri për Komunitete dhe Kthim.

Sikur të mos mjaftonte, Radomiroviq në një tjetër audio-incizim, e akuzon Hetemin se është edhe i korruptuar. Kjo gjatë një diskutimi me disa punëtorë.

“Njëfar prifti aty poshtë… S’dihej çka po ndodhte… Stefan, dëgjoje këtë! Ai ishte një nejri që i kishte kaluar rreth katër muaj në njëfar paraburgimi”, thotë zv.ministri.

“Dhe atij përnjëherë krejt kjo i dukej shkëlqyeshëm. Fliste herë me njërin herë me tjetrin… E, unë nuk doja të tregoja se cili ishte i korruptuar. Por, për te mund të them se ishte i korruptuar…”, shprehet Radomiroviq.

Por, Hetemi nuk është i vetmi që ofendohet nga Radomiroviqit. Ky i fundit në një bisedë që Nacionale e ka publikuar gjatë një takimi që zv.ministri pati me përfaqësues të KFOR-it austriak, ai e shan me nënë emisarin Miroslav Lajçak. Aty flitet edhe për rezultatet e Vuçiqit në Serbi.

“Megjithëse, më besoni se hulumtimet e opinionit publik deri më tani tregojnë se Vuçiqi nuk fiton. Por, kur i publikojnë rezultatet për BKS rejtingu i tij ngritet lart. Dhe këtu atij i ka ndihmuar Lajçaku”, shprehet zv.ministri për Komunitete dhe Kthim.

“Vetëm pak, BKS është Bashkësia e Komunave Serbe”, e pyet njëri nga pjesëmarrësit në takim.

“Po, po e di, por këtu ka rol ndihma e Lajçakut. Ai është një kriminel i egër, he nënën atij …”,thotë zv.ministri.

Radomiroviq në një bisedë me drejtorin e Urbaninizmit, Marko Jabllanoviq, i tregon atij rrëfime lufte, por të cilat nuk dihet se në cilin vend ka ndodhur, Kosovë apo diku tjetër. Aty, Jabllanoviqi tallet pak me ngjarjen tragjike e sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë nën shoqërimin e zv. ministrit që paguhet nga taksat tona.

“Kur paprimtas po e shoh që atje lart, mbi rrugë, po qëndronte i shtrirë një njeri. Shkoj dhe e marrë atë… Unë i kisha 19 vjet, e ai sigurisht ishte diku 1.90 metra i gjatë. I kishte 27 vjet. Jo, 29.”, thotë zv/ministri duke bërë rrëfime lufte. Se për në cilin vend e ka fjalën, nuk specifikohet.

“Po, kishte më shumë se 100 kilogramë. Unë e kapi atë dhe e tërheqi për epoleta, sepse dukej si me qenë i vdekur. I palëvizshëm… Dhe, unë e kapi për epoleta dhe e tërheqi, megjithëse fillimisht u ktheva ta merrja edhe pushkën e tij automatike, të cilën e qita në krah, bashkë me armën time. Unë e kisha një mitraloz”, thotë Radomiroviq.

“Eh, po t’i printe ky Banjskës asnjë armë s’do të kishte mbetur atje”, tallet pak drejtori Marko Jabllanoviq gjatë takimit.

Nacionale kishte kontaktuar me z. Radojica Radomiroviq dhe i cili ka deklaruar se është në dijeni “kush i ka bërë incizimet” dhe se videot janë të “edituara” e të “montuara”.

“(Ato përgjime) janë punuar nga një punëtore grua, materiali është i redaktuar dhe i prerë, fjalët janë të nxjerra prej konteksti. Institucionet kompetente po kryejnë hetime rreth përgjimeve të paligjshme dhe shpërndarjes qëllimkeqe (dashakeqe) të përgjimeve të redaktuara. Kjo është krejt çka mund të them. Po pres hetimin zyrtar nga institucionet kompetente. Ju faleminderit për mirëkuptim”, tha në fillim ai.

“Unë i kam dëgjuar regjistrimet. Me përgjegjësi pohoj që fjalët janë nxjerrë prej konteksti, në mënyrë që t’u jepet karakter fyes. Terroristi (Millan) Radojiçiq dhe fëmijët e policisë fashiste serbe nuk do t’ia dalim mbanë të mashtrojnë policinë e Kosovës me video të këtilla të redaktuara”, deklaroi ai më tutje.

“Mitropol” do vazhdoj të ju mbajë të informuar edhe me detaje tjera nga rastet e konsumimit të kokainës brenda objektit të Komunës së Leposaviqit.

Weelnes