EKSKLUZIVE: Lëndohet një punëtor në minierën e Trepçës, ishte duke rregulluar makinën për bartjen e xehes – dërgohet në QKUK

Një punëtor i minierës së Trepçës ka pësuar lëndime serioze sot gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.
Sipas burimeve të sigurta të “Mitropol” bëhet fjalë për mekanikun Fatmir Zeneli nga fshati Selac i Mitrovicës.
I njejti punon si mekanik në minierë dhe ishte duke rregulluar një makinë për bartjen e xeheve në ndërrimin e pasdites sot.
Pas trajtimit në Emergjencën e Mitrovicës, “Mitropol” mëson se i lënduari është bartur në QKUK në Prishtinë./Mitropol/








