EKSKLUZIVE: Për shkak të situatës në Veri të gjithë policët kosovarë duhet të paraqiten në vendin e punës brenda një ore

Situata në Veri është në prag të tensionit. Krejt kjo për shkak të largimit nga institucionet kosovare të Listës Serbe, shkruan Mitropol.
E kjo situatë ka ndikuar që vendin e tyre të punës ta braktisin edhe policët serb të cilët i zhveshën uniformat e tyre.
Një gjë e tillë ka ndikuar që Policia e Kosovës t’i thërras në punë të gjithë policët shqiptarë të cilët duhet të paraqiten në punë brenda një ore.
Burimet ekskluzive të “Mitropol” njoftuan se thirrja për policët është bërë sot, e policët e tjerë kanë kaluar në orar 12 orësh, si dhe janë aktivizuar togjet rezervë.
Që nga nata e mbrëmshme një njësit i Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës ka qëndruar në Veri. /Mitropol/








