EKSKLUZIVE: Policia e Kosovës arreston serbët me nënshtetësi amerikane për shkrime nacionaliste me sprej

Policia e Kosovës ka arrestuar dy qytetarë serbë me nënshtetësi amerikane sot në orët e hershme të mëngjesit, bëjnë të ditur burime të sigurta të “Mitropol” brenda PK-së.
Arrestimi ka ndodhur në Prishtinë pasi të njejtit dyshohen të kenë shkruar shkrime nacionaliste serbe në muret e qytetit me sprej.
Gjatë arrestimit, burime të “Mitropol” njoftojnë se tek të njejtit janë gjetur targa të Maqedonisë së Veriut në bagazh të veturës.
Arrestimi ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit.
Polcia ka lokalizuar dhomën e hotelit ku dy të dyshuarit qëndronin e më pas ka kryer bastisjen e saj.
Ndryshe, dje gjatë ditës veriu i vendit është trazuar dhe mbushur me flamuj serb me mbishkrimin “Kjo është Serbi”, pas lajmit se përfaqësuesit serbë vendosën të largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ky veprim ka shkaktuar reagime nga spektri i gjerë politik në Kosovë dhe nga akterë të shumtë të bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe zv.sekretarin e NATO-s, Mircea Geoana.
Sot gjatë ditës është thirrur edhe një protestë nga Lista Serbe të cilët kanë ftuar banorët serb të grumbullohen para shtatores së Car Lazarit në veri të Mitrovicës në ora 12:00./Mitropol/








