EKSKLUZIVE: Pronari i lokalit i cili u vra në Gjermani ishte serb, u vra nga ish-partneri shqiptar në biznes

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Duseldorfit në Gjermani. Krimi i dhunshëm ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.
Burime ekskluzive të Mitropol bëjnë të ditur se i dyshuari për vrasje ishte ish-partner biznesi me viktimën 38 vjeçar me prejardhje serbe.
Sipas informacioneve motivet e vrasjes janë disa mosmarrëveshje në biznes.
Të dy kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin.
Por debati i tyre u përshkallëzua deri në pikën ku shqiptari nga Llapi ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.
Përveç tyre, burime të Mitropol kanë bërë të ditur se ish-partner në biznes me shqiptarin, veç serbit ishte edhe një grek.