
Një trup i dekompozuar është gjetur dje në rrugën nga Prishtina drejt Zllatarit, rast për të cilin raprotoi ekskluzivisht “Mitropol”, duke u thirrur në burimet e veta brenda Policisë së Kosovës.
Ky rast u konfirmua sot edhe përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Rr. Qëndresa, Prishtinë 27.01.2023 – NN. Dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar.”, shkruhet në raport.
Burimet e “Mitropol” brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë bërë të ditur se trupi i dekompozuar është gjetur me një plagë në kokë të shkaktuar nga predha.
Me rastin siç mëson “Mitropol” tash po merret njësia e Krimeve të Luftës e PK-së.
”Mitropol” do ju mbajë të informuar në lidhje me të gjitha zhvillimet për këtë rast, deri në identitifikimin e kufomës dhe shkaktarit të vdekjes.








