Medi
02LAJME

EKSKLUZIVE: VV e LDK shkojnë nesër të përçara në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Mitrovicë

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja ka ftuar sot në takim shefat e grupeve parlamentare të partive politike në Mitrovicë për të diskutuar në lidhje me propozimet për komisionet parlamentare që do diskutohen nesër në mbledhjen e Kuvendit, njofton Mitropol.

PDK zgjodhi shef të grupit Shkëlqim Ibrahimin, LDK- Flutura Kamberajn, LVV – Kushtrim Zenelin, PD – Vesel Nezirin, FeD – Jeton Ujkanin, AKR- Gjergj Bekën dhe AAK – Ardita Aliun.

Pellini

Në takim u propozua që për Komisionin për Politikë dhe Financa që secila parti të përfaqësohet me nga një anëtarë, gjë e cila u refuzua nga LVV dhe LDK.

Burime të sigurta të Mitropol bëjnë të ditur se të dy këto parti nuk kanë koncenzus të brendshëm në lidhje me emrat që do i propozojnë, pasi janë të përçara nga brenda.

Siç mëson Mitropol, LVV po tenton t’i nxjerrë nga loja tre asambleistët që votuan pro Vesa Brojës për kryesusese, Jeton Zenelin, Shkurta Shosholli Musën dhe Elidiana Budini Hazirin, anipse në mbledhjen e sotme kanë refuzuar të pranojnë se kanë përjashtuar këta tre asambleistë nga grupi parlamentar i VV-së.

Kjo përçarje e brendshme rrit gjasat që LVV dhe LDK të mbeten pa përfaqësim real në Komiteti për Politikë dhe Financa, meqë aty nga shumica parlamentare do të votohet që në emër të LVV që i takojnë 3 ulëse të jenë emrat e tre asambleistëve të përjashtuar nga partia dhe në emër të LDK-së që i takojnë dy ulëse të shkojnë Armend Agolli dhe Xhyljeta Imeri që s’e përfillën vendimin e Safet Kamberit për bojkotim të seancës ku u zgjodh Broja.

Në rast se këto dy parti nuk arrijnë koncenzus të brendshëm deri nesër do mbeten pa përfaqësues në KPFF./Mitropol/

Pellini