EKSKLUZIVE: VV e Mitrovicës e përçarë, nesër për herë të dytë mblidhen për të përjashtuar 3 asambleistët që votuan kryesuesen e PDK-së

Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë vazhdon të mbetet shumë e përçarë përbrenda.
Nesër partia do mblidhet për herë të dytë pas mbledhjes së parë që kishte mbajtur në dhjetor për përjashtimin e tre asambleistëve që kishin marrë pjesë në seancën konstituive ku ishte votuar kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Vesa Broja.
Bëhet fjalë pët asambleistët Jeton Zeneli, Shkurta Shosholli Musa dhe Elidiana Budini Haziri, të cilët bashkë me dy deputetë të LDK-së kishin votuar pro emërimit të Brojës si kryekuvendare.
Qendra e VV-së në Mitrovicë në dhjetor kishte votuar pro largimit të këtyre tre emrave nga partia, mirëpo i njejti vendim ishte kthyer me përgjigje negative nga dega qendrore në Prishtinë, por pas shkarkimit të kryesisë së degës nga Albin Kurti dhe me emërimin e deputetit Armend Muja si koordinator i degës, VV, siç bëjnë të ditur burime ekskluzive të Mitropol brenda partisë, në mbledhjen e brendshme që do mbahet nesër do ta rikonsideroj largimin e tre asambleistëve të vet nga partia.
Por, duhet kujtuar se disa muaj pas kësaj ngjarjeje të cilën nga VV e kanë mohuar vazhdimisht, kur Bedri Hamza e solli propozimin e buxhetit komunal, të gjithë asambleistët e VV-së, pa përjashtim, kishin votuar pro për propozimin e Hamzës./Mitropol/








