
Vëllezërit Zekiqi ishin tre nga lojtarët e sezonit të kaluar në KB “Trepça”.
Vëllau më i vogël, Ramadani u largua nga ekipi gjatë sezonit të kaluar pasi mori rrugën për mërgim, por duke lënë kontribut të pashlyeshëm në ndeshjet e ekipit mitrovicas.
Burime ekskluzive të “Mitropol” bëjnë të ditur se nga Trepça do largohet edhe Burim Zekiqi, vëllau tjetër i Ramadanit.
Ai siç mëson “Mitropol” karrierën basketbollistike do e vazhdoj në KB “Vëllaznimi” në Gjakovë, skuadër me të cilën ka arritur marrëveshje për nënshkrim të kontratës.
Klubi i minatorëve është duke u përgatitur maksimalisht për sezonin 2022/23, duke shpresuar në rikthimin e titullit kampion në Minatori.
Hapi i parë pas përfundimit të sezonit, ishte mbajtia në Minatori e treshës fantastike, në krye me trajnerin Minchev, dhe dy lojtarët kryesor Hajrizi e Hot.
Nga Mitrovica nuk u larguan as kapiteni Valdrin Haxhiu, Samir Zekiqi, Andrew Gordon duke nënshkruar deri në fund të sezonit 2022/23.
Trepça nuk u ndal, arriti të sjell në skuadër super dyshen Erjon Kastrati dhe Mikale Tmusic, dhe më pas Jahsim Floyd, Clewon Brown, dhe Adam Grant.
Me këtë skuadër, Trepça vetëm se ka hapur kanditaturën për titullin kampion./Mitropol/








