Eksperti i rrjeteve sociale nga Mitrovica kërkon nga Kurti të mundësojë donacionet për FSK-në edhe me kriptovaluta

Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar Fondin për Siguri, ku qytetarët nga Kosova por edhe nga Diaspora mund të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi, shkruan Mitropol.
Eksperti i rrjeteve sociale, mitrovicasi Valon Kerolli, ndërkohë ka kërkuar nga Qeveria Kurti që qytetarëve t’iu mundësohet që në Fondin për Siguri të kontribuojnë përmes kriptovalutave.
Një metodë e tillë, ndonëse risi në botën bashkëkohore, po ndodh tashmë në Ukrainë. Qeveria, ua ka mundësuar ukrainasve që të ndihmojnë shtetin e tyre edhe përmes kriptovalutave.
Kujtojmë se Fondi për Siguri ka nisur të “mbushet” mjaft shpejt, kjo për faktin se shumë qytetarë, deputetë, kanë nisur të kontribuojnë në këtë drejtim. /Mitropol/








