Active 2
KOSOVËLAJME

Ekspertiza vërteton se trupi i gjetur në pyll është i Bedri Rexhepi, u vra për 30 mijë euro

Pas hetimeve prej 18 muajsh, është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e Bedri Rexhepit.

Kështu u bë me dije në konferencën e sotme të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

London

Prokurori Armend Haliti tregoi se hetimet, provat dhe raportet e ekspertizave kanë vërtetuar se trupi i gjetur në pyll është i Bedri Rexhepi.

Ai po ashtu tregoi se është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Siç tha ai, vrasja ndodhi për 30 mijë euro.

“Kam arritur të vërtetoj dhe kam ngrit aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, në drejtim të veprave vrasje e rëndë në bashkëkryerje….  Motivi i kryerjes së këtyre veprave është i ulët. Sipas hetimit tonë, rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, për 30 mijë euro”, ka deklaruar Hamiti.

Koha