Medi
LAJME

Elite Sports Kosova viziton shkollën e futbollit MASTERBALL në Mitrovicë


Shkolla e Futbollit MASTERBALL, e udhëhequr nga treneri Besfort Pllana, mirëpriti organizatën sportive Elite Sports Kosova, të themeluar nga bashkatdhetarët tanë në Francë, shkruan Mitropol.

Gjatë vizitës u zhvillua një seancë stërvitore dhe testime me pajisjen inovative Footbar, për të vlerësuar gjendjen dhe aftësitë e futbollistëve të rinj.

Në këtë takim, u theksua rëndësia e zhvillimit profesional të fëmijëve dhe bashkëpunimi i ngushtë me prindërit. Organizata Elite Sports Kosova, e udhëhequr nga Burim Haxhiu, synon të krijojë mundësi ndërkombëtare për futbollistët shqiptarë më të përgatitur.

Koha