Aurora Group
02SPORT

Elona Hyseni premton maksimumin për kombëtaren e Kosovës U19

Të hënën do të grumbullohet kombëtarja e Kosovës U-19 në hendboll, për t’u përgatitur për turneun tradicional “Shqiponja 2000”, që e organizon KH Shqiponja nga Gjakova.

Në turne krahas Kosovës U19 dhe Shqiponjës, marrin pjesë edhe Kombëtarja U19 e Bullgarisë dhe Gjorgje Petrov nga Maqedonia e Veriut.

Aurora Group

Elona vlerësohet që në një të ardhmen të afërt, mund jetë edhe bazë e fuqishme edhe për kategorinë e senioreve.

Elona është e lumtur për ftesën dhe premton maksimumin në turneun e Gjakovës.

“Jam e nderuar dhe mjaft e privilegjuar që jam përzgjedhur në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që mbahet në verë.

Edhe këtë herë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll më ka caktuar në këtë grup për çka do të mundohem të jap maksimumin”, thotë Elona për gazetë “Bota sot”.

Active