Premium Store
02IN MEMORIAM

Emocion biri i dëshmorit Sokol Preteni: “Bab më mungon shumë por jam krenar me veprën dhe sakrificën tënde”

Burim Preteni, djali i dëshmorit të lirisë, Sokol Pretenit, i rënë në Betejën e Melenicës e ka kujtuar sot në 24 vjetorin e rënies babain e tij dëshmor, shkruan “Mitropol”.

I veshur edhe vet në uniformë ushtarake, njejtë si babai i tij, atëherë kur thërriste atdheu, Burimi ka emocionuar shumë me përkujtimin e babait të vet.

Market Florenti

Si djalë i dëshmorit, Burimi shërben si ushtar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Postimi plotë:

Sot po bëhen 24 vite nga rënja jote heroike në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.
Sot 24 vite me parë pikerisht ti me gjákun tend vulose te shtrejte liri të ketij vendi.
Krenar pergjithmon me vepren dhe sakrificen tende Bab.
Bab më mungon shum Të dua shum Bab

Lavdi
Lavdi Deshmorve te Kombit

Koha