
Marketet në Mitrovicë vazhdojnë me mashtrim të qytetarëve në lidhje me çmimet. Përjashtim nga to nuk bën as “EMONA CENTER” e cila ndodhet në qendër të qytetit në Mitrovicë, e që është bërë lider i mashtrimit me çmime, shkruan Mitropol.
Një konsumator ka dokumentuar mashtrimin e marketit, duke vërtetuar se produktin në vlerë të 1.07€, në arkë e pagoi 1.09€.

Konsumatori që ka raportuar rastin në “Mitropol” thotë se mashtrimin e kishte vërejtur pasi arriti në shtëpi, ani pse shuma e vjedhjes ishte 2 centë për produkt.
I njejti tha për “Mitropol” se dy centë mund të duken pak, mirëpo nëse vidhen nga 2 centë tek secili myshteri, brenda ditës mund të arrihet në qindra euro vjedhje.
Raste të tilla të mashtrimeve nga marketet në Mitrovicë janë të shpeshta dhe Mitropol ka raportuar vazhdimisht për to./Mitropol/







