Active 2
02LAJME

“Emona Center”, ndotësit më të mëdhenj të ajrit në qytet

Shtrejtimi i energjisë elektrike në Kosovë ka ndikuar që shumica e shtëpive dhe lokaleve ta rikthejnë nxemjen klasike përmes druve dhe thëngjillit, shkruan Mitropol.

Një gjë e tillë po konsiderohet si një dëm i madh për natyrën, pasi kjo e fundit po dëmtohet nga tymi i madh që po lëshohet nga djegia e druve dhe thëngjillit.

Premium Store

E një gjë e tillë nuk është se po i intereson pronarëve të “Emona Center”. Ata kanë vendosur që objektin e tyre në Mitrovicë ta nxejnë duke djegur thëngjill.

Tymi i madh që po del nga oxhaku i “Emona Center”, e bën këtë market si njërin nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Mitrovicë.

Ajri i ndotur që po shkaktohet nga ky market po e rrezikon mjaftë shumë shëndetin e mitrovicasve.

Duhet theksuar se “Emona Center”, kanë përdorur të njejtën formë për tu ngrohur edhe vitin e kaluar, ani pse për këtë çështje ka pasur ankesa edhe nga qytetarët mitrovicas. /Mitropol/

Dukato 1