Medi
02LAJME

Ende s’ka lëvizje të barrikadave në orët e para të mëngjesit të së enjtes

Barrikadat e vendosura në veri nuk kanë lëvizur ende. Ato vazhdojnë të jenë aty ashtu siç u vendosën. Edhe në orët e hershme të këtij mëngjesi nuk ka ende lëvizje tek to, shkruan “Mitropol”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë deklaroi se pas bisedës me serbët e Kosovës në kazermën ushtarake në Rashkë, vendosën që t’i largojnë barrikadat.

Aquapark 2

Kjo vie pas lirimit të ish-policit të arrestuar, Dejan Pantiq në burg shtëpiak.

Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai.

Ai tha paraprakisht, se janë dhënë garanci se kërkesat e tyre për heqjen e barrikadave do të plotësohen.

Në takim, ai tha se Dejan Pantiqi ka mbërritur në shtëpi dhe se kjo është një “fitore simbolike”.

Arrestimi i ish-policit serb, në të cilin Kosova dyshon se ka sulmuar anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë arsyeja e barrikadave që përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës po mbajnë që nga 10 dhjetori.

Lirimi i tij është një nga kushtet për heqjen e bllokadave dhe më 28 dhjetor autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Vuçiq tha se kërkesa e tyre e dytë është që “njerëzit që ishin në barrikada të mos ndiqen penalisht”.

“Këtë e kemi të shkruar në letër, padyshim”, theksoi ai./Mitropol/

Premium Store