EPISODI 53 – Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit – sërish seancë në ora 22:00

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre.
Sot, shënohet dita e fundit të afatit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket çështjes së funksionalizimit të parlamentit.
Seanca e 54-të është ftuar sërish për sonte në ora 22:00.
Deputetët kanë kohë deri në ora 00:00, për të konstituuar organin legjislativ të vendit.








