
Pjesë të kulmit të një banese 10 katëshe në lagjen Tjegullore në Mitrovicë janë rrëzuar si pasojë e erës së fortë që fryu pak më parë, njofton Mitropol.
Nga fotografitë që banorët kanë dërguar në redaksi të “Mitropol”, shihen pjesët mbuluese të kulmit të cilat kanë rënë 10 kat poshtë.
Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, ndërsa një nga pjesët duket ta ketë gërvishtur një veturë që po qëndronte e parkuar në lagje./Mitropol/









