Erdogan thërret për “armëpushim afatgjatë” në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-se, se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të bëhet i përhershëm, duke bërë thirrje edhe për një armëpushim në Gaza, në mënyrë që të lehtësohet kriza humanitare atje, raporton Mitropol nga samiti që po mbahet në Hagë.
Gjatë samitit në Hagë, Erdogan ka zhvilluat bisedim me liderë franzes, gjerman, britanik, me të cilët ka folur për tensionet rajonale, lidhjet dypalëshe, e raportet me BE-në dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.
Ndërkaq, të martën, Erdogan u takua me Donald Trump.
“Presidenti Erdogan ka mirëpritur armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit dhe është shprehur se situata ka nevojë që të kthehet në një qetësi afatgjatë. Ai po ashtu tha se kriza humanitare në Gazë sa vjen e rëndohet dhe se atje kërkohet po ashtu në mënyrë urgjente një armëpushim afatgjatë”, tha Zyra e Erdoganit pas takimit të tij me Macron.
Erdogan poashtu mirëpret armëpushimin mes Iranit e Izraelit, pas përpjekjeve të Trump.
“Mirëpresim armëpushimin e arritur përmes përpjekjeve të presidentit Trump”, tha Zyra e Erdogan.
Ndryshe, gazetari Urall Boshnjaku gjendet në Hagë në samitin e NATO-s. Ai është i vetmi gazetar nga mediat shqiptare që po raporton prej atje./Mitropol/








