
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka emëruar sot Dr. Agron Mehmetin në krye të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, shkruan Mitropol.
Në komunikatën e lëshuar nga Komuna thuhet se Nura e emëroi Mehmetin vetëm përkohësisht, në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive që ka si
kryetar i komunës.
“Gjendja e rëndë në këtë sektor është e papranueshme, shkaqet dhe arsyet nuk mund të jenë të pakalueshme në raport më kërkesat dhe nevojat e qytetareve, andaj jemi më së të vendosur për t’i dhënë zgjidhje të duhur!
Profesionalizmi, vullneti dhe angazhimi mbi bazën e bashkëpunimit korrekt dhe të ndërsjellët, janë çelësi i suksesit.
Të priftë e mbara dhe suksese, Dr.Agron Mehmeti, në krye të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare!”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura./Mitropol/








