Aurora Group
02KOSOVËLAJME

“Faleminiderit Hero”: Kolonelja Aferdita Mikullovci bashkë me drejtuesit e Policisë në Mitrovicë bën homazhe në nderim të Afrim Bunjakut

Në dyvjetorin e rënies heroike në Banjskë, Kreu i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, nënkolonele Aferdita Mikullovci, së bashku me drejtuesit e stacioneve policore të rajonit, kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit të kombit, Afrim Bunjaku.

Policia e Mitrovicës ka kujtuar dhe nderuar sakrificën sublime të rreshterit Bunjaku, i cili humbi jetën më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Weelnes

Nënkolonele Mikullovci, përmes një postimi në rrjete sociale, ka shprehur mirënjohje dhe respekt për veprën e tij duke shkruar: “Faleminderit hero”.

Afrim Bunjaku mbetet simbol i përjetshëm i guximit, përkushtimit dhe dashurisë ndaj atdheut.

Dukato 1