Active 2
02LAJME

Fatime Lahit nga Shipoli i Mitrovicës i kompletohet shtëpia

Fatime Lahi nga Shipoli i Mitrovicës jetonte në kushte shumë të rënda sociale në një shtëpi thuajse të pabanueshme, shkruan “Mitropol”.

Rasti i saj u bë edhe medial, gjë që aktivizoi shoqërinë kosovare e cila njihet për zemërgjerësi dhe ndihmë ndaj nevojtarëve. Pas 18 ditësh angazhim, Fatime Lahit iu plotësuan të gjitha nevojat dhe iu kompletua shtëpia.

Medi

Dikush bga donatorët pagoi instalimin e rrymës me të gjitha shpenzimet, dikush kuzhinën, dikush divanet, dikush instalimin e ujit dhe suvatimit total të shtëpisë, dikush nivelizimin e dikush dha aq sa pati që Fatime Lahi sot ta gëzojë një shtëpi me të gjitha nevojat e plotësuara.

Për rastin e Lahit raportoi edhe “Mitropol” me ç’rast disa nga lexuesit shprehën gatishmërinë dhe interesimin për ndihmë.

Postimi i plotë i organizatorëve të aksionit për ndihmë – KËTU

Koha