Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Faton Peci, kandidati që dikur tha “pro” edhe për martesat mes gjinisë së njejtë, nesër kërkon një “pro” në kuti nga të gjitha shtresat e shoqërisë

Foto: Kallxo

Në prag të zgjedhjeve të nesërme për kryetar të Mitrovicës, kandidati i subjektit Guxo-LVV, Faton Peci, po synon të bindë qytetarët me premtime për zhvillim ekonomik, transparencë dhe mirëqenie sociale.

Peci, i cili ka kaluar përvoja të shumta politike ndër vite, njihet për qasjen e tij të hapur në shumë tema, përfshirë temat e emocioneve dhe dashurisë.

London

Në një intervistë për Kallxo.com në vitin 2019, atëherë si kandidat për deputet nga LDK-ja, kur ishte pyetur shkurt nëse është pro apo kundër martesave mes gjinive të njëjta?”përgjigjja e Faton Pecit ishte po aq e shkurtër, “Pro.”

Kjo çasje moderne e tij karshi të gjitha komuniteteve pritet t’i sjell vota Pecit nga të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë anëtarët e komunitetit LGBTIQ+.

Ani pse në fushatën aktuale, kandidati nuk ka folur shumë për këtë temë dhe tema që lidhen me dashurinë, ai ka folur zëshëm për politikat zhvillimore dhe për përfshirjen e të rinjve në jetën publike, duke theksuar se Mitrovica, sipas tij, meriton “një frymë të re, më gjithëpërfshirëse”.

Qasja e tij e moderuar shihet nga mbështetësit si dëshmi e “pjekurisë politike”, ndërsa për të tjerët mbetet kuriozitet fakti se sa shumë një fjalë e vetme mund të tregojë për mënyrën si e sheh dikush shoqërinë që dëshiron ta udhëheqë.

Zgjedhjet mbahen nesër. Dhe si gjithmonë, qytetarët do ta thonë fjalën e fundit, në mënyrën e tyre.

Përgjigjen për temën e gjeni në minutën 05:55.

VIDEO

 

Premium Store