Premium Store
02LAJME

Fejza i quan tradhëtarë asambleistët e VV-së që votuan Vesa Brojën për Kryesuese të PDK-së

Ish-kandidati i LVV-së për asamble konunale, Imer Fejza i ka quajtur tradhëtarë tre asambleistët e VV-së që kanë votuar Vesa Brojën nga PDK për Kryesuese të Kuvendit Komunal, shkruan Mitropol.

Ai tërthorazi pa ua përmendur emrat ka thënë se asnjë asamblist ose asambliste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nuk është votuar nga qytetarët që të i’a mundësoj konsulidimin PDK-së.

Premium Store

“Kësisoj cilido që vepron në këtë mënyrë tradhëton votën qytetare dhe besimin e Lëvizjes”, ka shkruar Fejza, duke lënë të nënkuptohet që Zeneli, Kusa e Haziri kanë tradhëtuar qytetarët që i votuan ata.

Reagimi i plotë:

Asnjë asamblist ose asambliste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nuk është votuar nga qytetarët që të i’a mundësoj konsulidimin PDK-së. Kësisoj cilido që vepron në këtë mënyrë tradhëton votën qytetare dhe besimin e Lëvizjes.

Active 1