Fejza kritikon tërthorazi Ali Januzin që mori pjesë në seancën ku u zgjodh kryesuesja e KK Vushtrri nga PDK

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Imer Fejza, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të asamblistëve të VV-së që morën pjesë në seancat ku u zgjodhën kryesuesit e Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së, shkruan Mitropol.
Kjo kritikë ku Fejza i quan tradhëtarë të vullnetit të popullit, veç 3 asambleistëve të VV-së në Mitrovicë prekë edhe dy asambleistë të VV-së në Vushtrri, të cilët poashtu qëndruan për ta votuar kryesuesen e Kuvendit Komunal të propozuar nga PDK.
Në seancën e Vushtrrisë morrën pjesë edhe bartësi i listës së VV-së në Vushtrri, Ali Januzi bashkë me Nyrten Çerkezi Gjyshincën.
Fejza ishte edhe vet kandidat për asamble mirëpo nuk arriti të fitojë votat e mjaftueshme për asamblesit.
Shkrimi i plotë i Fejzës:
Asnjë asamblist ose asambliste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nuk është votuar nga qytetarët që të i’a mundësoj konsulidimin PDK-së. Kësisoj cilido që vepron në këtë mënyrë tradhëton votën qytetare dhe besimin e Lëvizjes.








