Premium Store
02LAJMELAJMI YT

“Fëmija më është sëmurë nga qëndrimi në klasë të ftohtë, e ndalova nga shkolla”, Çajupi nga e mërkura pa ngrohje

Një prind i një nxënësi të shkollës fillore “Andon Zako Çajupi” nuk po e lë fëmiun e vet të shkojë në shkollë. Kjo pasi shkolla ka gati një javë që ka mbetur pa ngrohje.

Ky prind tha për Mitropol se u detyrua të vepronte kështu, pasi fëmiu për shkak të ftohjes po përdorë antibiotikë pasi shkolla s’po merr masa as në këto ditë të ftohta dimri.

London

E diçka skandaloze është kërkesa që sipas prindit drejtori i shkollës u ka kërkuar mësimdhënësve. Ai ka kërkuar nga ta që të sjellin vet nxemje në shkollë.

Prindërit kanë kërkuar që Drejtoria Komunale e Arsimit të ndërmerr masa qysh sot për t’i siguruar shkollës ngrohjen, pasi fëmijët po sëmuren nga të ftohtit nëpër klasë./Mitropol/

Premium Store