Fëmijët e shkollës së Bares vizitojnë FSK-në në prag të Epopesë së UÇK-së – “Ne krenohemi me ju!”

Sot nxënësit e shkollës fillore të fshatit Bare “Xhevat Isufi”vizituan kazermën e FSK-së në Mitrovicë, shkruan “‘Mitropol”.
Kjo vizitë e fëmijëve u relizua në prag të Epopesë së UÇK-së.
Ata gjatë vizitës u mirëpritën nga ushtarët e Kosovës gjersa në duar mbanin hamerë me mbishkrimin “Ne krenohemi me ju!”.
Drejtori i shkollës, Ismajl Hajdari ka falënderuar ushtarët e FSK- së për organizimin dhe pritjen madhështore./Mitropol/







