Ferit Idrizi, kryetar me rrënjë në UÇK, bashkë me vëllezërit, kur e kërkoi atdheu veshi uniformën në mbrojtje dhe çlirim të vendit

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, njihet jo vetëm për angazhimin e tij politik dhe institucional, por edhe për kontributin e hershëm në rrugën e lirisë së Kosovës.
Idrizi kishte shërbyer si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku dha një pjesë të rëndësishme të jetës së tij në mbrojtje të vendit.
Ai rrjedh nga një familje që i ishte përkushtuar plotësisht luftës çlirimtare. Përveç tij, edhe vëllezërit e tij ishin radhitur në radhët e UÇK-së, duke e shndërruar familjen Idrizi në një simbol të sakrificës dhe qëndresës. Kontributi i tyre i përbashkët, si familje, mbetet një faqe e çmuar e historisë së Vushtrrisë dhe e luftës për liri.
Sot, si kryetar komune, Ferit Idrizi vazhdon t’i shërbejë qytetarëve me të njëjtin përkushtim, duke u vlerësuar për integritetin dhe përpjekjet e tij për zhvillimin e Vushtrrisë.







