
Kryetari i ri i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka mbajtur sot takimin e parë me ekzekutivin komunal, shkruan Mitropol.
Në takim morën pjesë nënkryetari dhe 12 drejtorët e rinj të emëruar nga Idrizi, 5 nga të cilat ishin gra.
Njoftimi i plotë i Idrizit:
Sot mbajta takimin e parë me përbërje të plotë të Qeverisë Komunale, Nënkryetarit dhe 12 Drejtorëve të Drejtorive.
Nga numri i përgjithshëm i drejtorive komunale, 5 drejtori do të udhëheqen nga gra intelektuale dhe me pervojë në menaxhim si: Drejtoria e Administratës, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport, Inspektoriatit, si dhe e Urbanizmit.
Gjithashtu, ditë më parë nga radhët e gruas është zgjedhur edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal.
Të gjithë Drejtorëve të Qeverisë Komunale si dhe Nënkryetarit, iu dëshiroj shëndet dhe sukses në shërbim të dinjitetshëm të qytetarëve!









