
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka urdhëruar sot largimin e gurëve nga disa pjesë të qytetit, të cilat thotë se e kanë penguar lëvizjen e qytetarëve, shkruan Mitropol.
Idrizi thotë se edhe ashtu kishte premtuar t’i largojë të gjitha pengesat për qytetarët e Vushtrrisë.
Postimi i plotë:
Pengesat për qytetarët do të largohen
Siç edhe kam premtuar, gurët të cilët janë vendosur në disa pjesë të qytetit e që kanë penguar lëvizjen e qytetarëve, e që ishte kërkesë direkte e tyre kam marrë vendimin që të largohen.









