
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka uruar FC Vushtrrinë për fitoren karshi KF Trepçës sot në Vushtrri.
Ai pati lëvdata për paraqitjen e futbollistëve të Vushtrrisë që tha se dhanë maksimumin në fushë dhe i bënë krenarë me shpirtin garues e lojën e bukur.
Postimi:
Çfarë e shtune fantastike, e kurorëzuar me fitoren bindëse të FC Vushtrrisë, ekipit tonë të zemrës.
Një paraqitje për t’u duartrokitur nga djemtë tanë që dhanë maksimumin në fushë dhe na bënë krenarë me shpirtin garues e lojën e bukur. 👏🏻
Si gjithmonë, faleminderit nga zemra për tifo-grupin FORCA, që me zërin dhe energjinë e tyre janë zemra e çdo loje dhe motivi i çdo fitoreje.
Kjo është Vushtrria jonë e jashtëzakonshme! 🤍💙








