Dukato 2
02LAJME

Festuan me armë, Policia ndërhyn në ahengun në Skënderaj dhe konfiskon një armë

Një armë është konfiskuar në Skënderaj mbrëmë nga Policia e Kosovës, si pasojë e të shtënave në një aheng.

Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’.

Dukato 1

Në Skenderaj konfiskohet një  armë

Skenderaj,  29 korrik 2022

Rreth orës 23:00 së datës 29 korrik 2022, në Stacionin Policor në Skenderaj  është raportuar  për të shtëna me armë zjarri.

Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime  policore, si rezultat i veprimeve është identifikuar vendi ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng familjar në fshatin Kllodernicë të Skenderajt, me ç’rast në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e shkurt e llojit pistoletë dhe shtatëmbëdhjetë (17) gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A.A., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës,  i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij  është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’.

Pellini