Fillojnë punimet për zgjerimin e dy rrugëve në Stanoc të Poshtëm

Në fshatin Stanoc i Poshtëm kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugëve “Musafer Muhaxheri” dhe “Malet e Sharrit”, shkruan Mitropol.
Punimet u përcollën edhe nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili përmes një postimi ka ndarë pamje nga terreni.
Ky projekt synon që të lehtësojë qarkullimin e banorëve dhe të përmirësojë infrastrukturën lokale.







