Active 2
02LAJME

Fillojnë zërat brenda VV për intervenim të policisë në veri: Vuçiq e pohoi se barrikadat s’janë të qytetarëve

Zërat brenda anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që po kërkojnë një intervenim policor për largimin e barrikadave në veri veçse kanë filluar të dëgjohen.

Është ish-kandidati për deputet i kësaj partie, mitrovicasi Fidan Ademi i cili ka shkruar se presidenti serb, Aleksadandar Vuçiq pohoi se barrikadat s’janë të qytetarëve por efektivëve serbë.

Pellini

Ish-drejtori komunal në Mitrovicë tha se tashmë është obligim i shtetit t’i largoj barrikadat, pasi siç thotë ai përveç obligimit kushtetues për sigurimin e levizjes së lirë për të gjithe qytetarët, shteti ka edhe legjitimitet të plote për një veprim të tillë.

Ai ka shtuar se kriminelët që po qëndrojnë në veri me armë të gjata dhe me maska duhet të përballen me “zemërinin e ligjit”.

Këtë reagim Ademi e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Vuciqi sot pohoi atë qe shumë nga ne e kishin te qarte. Barrikadat nuk janë të qytetareve serbë, por te efektiveve te Serbisë që veprojne në Kosovë!
Institucionet tona të sigurisë tashme pervec obligimit kushtetues për sigurimin e levizjes se lire për të gjithe qytetaret, kanë edhe legjitimitet të plote për një veprim te tillë.
Kriminelet me armë të gjata, maska, sabotim e terrorizim, duhet te perballen me tërë zemerimin e ligjit, e te pergjigjen para drejtesisë.

Të gjithë në, që besojmë, mendojmë e veprojmë shqip jemi në gatishmeri.

#rrnoftkosova
#rrnoftkombishqiptar

Koha