
Gjatë ditës së sotme ka filluar greva 8 orëshe e punëtorëve shëndetësor, shkruan Mitropol.
E kjo grevë po manifestohet edhe në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë.
Një qytetar është ankuar në redaksinë e Mitropol se nuk ka marrë shërbimet e duhura, duke theksuar se punëtorët shëndetësor janë arsyetuar se janë në grevë.
Në anën tjetër nga Qeveria e Kosovës ende nuk është marrë ndonjë veprim konkret për ta zgjidhur situatën. /Mitropol/







