
Ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anti-Covid në Kosovë.
Kjo praktikë ka filluar pas aplikimit të dy dozave të tjera për pjesën më të madhe të popullsisë.
Lajmin se është vaksinuar me dozën e tretë e ka bërë të ditur Luljeta Ahmetaj, Specialiste Klinike e Imunologjisë dhe Alergjiologjisë në QKUK.
Ajo publikoi në Facebook një fotografi me bashkëshortin ku shkroi:
Ne u vaksinuam me dozën e tretë të vaksinës anticovid!
Vala e ardhshme e Covid 19 është në ardhje!
Vaksinohuni, shpëtoni veten dhe të tjerët!

Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/100002187726187/posts/4516077455141801/?d=n








