Filloristët e “Eqrem Çabej” tregohen të suksesshëm edhe në peshkim, zënë vendin e dytë dhe të tretë

Lis Lushta dhe Mehmedali Kadriu, dy filloristë të shkollës fillore “Eqrem Çabej” po tregohen shumë të suksesshëm në garat e peshkimit, shkruan “Mitropol”.
Ata kanë zënë vendet e dyta dhe treta në garat komunale në peshkim.
Drejtoresha e shkollës, Remzije Alidemaj ka uruar dy nxënësit e klasës së shtatë dhe iu dëshiroi suksese në të ardhmen./Mitropol/







