
Fisnik Krasniqi sot është betuar si asambleist i Kuvendit Komunal në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Krasniqi që ka garuar me numrin 15 në këto zgjedhje, do ta zë vendin e Arian Tahirit, i cili kaloi në detyrën e nënkryetarit të komunës.
Krasniqi ka theksuar se do të shërbej duke u bazuar në ligj, dhe duke respektuar të gjithë qytetarët mitrovicas.
Postimi i plotë:
Mitrovicas, të nderuar
Në zgjedhjet komunale të 17 tetorit qytetarët e Mitrovicës ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, kjo mundësoj një fitore të pastër për Bedri Hamzën si kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës dhe për Partinë Demokratike të Kosovës në kuadrin e listës së anëtarëve të Kuvendit Komunal.
Sot më 22 dhjetor 2021 bëra betimin si anëtar i Kuvendit Komunal.
Ligji, nderi, besnikëria, ndërgjegjja dhe uniteti do të na bashkojnë në rrugëtimin tonë të ri i cili sapo ka filluar.
Duke qenë i vetëdijshëm se jam në shërbim të qytetarëve dhe qytetit të Mitrovicës jam zotuar se përfaqësimi i ndërgjegjshëm dhe përgjegjësia e plotë do të jenë pjesë e pandashme e imja.
Unë dua të falënderoj secilën dhe secilin mbështetës timin, miqët e mi dhe familjen time.
Bashkëbisedimet tona më dhanë idetë e qarta se si duhet ti qasemi problemve te juaja.
Qytetarët e Mitrovicës zgjodhën shpresën dhe unitetin, tani ne kemi filluar rrugën për një Mitrovicë më të mirë.








