
Gazmend Boletini, pjesëtar i familjes së Boletinëve e ka treguar historinë e familjes së Isa Boletinit dhe ka thënë se nga tri martesa që kishe ka pasur 9 djem dhe 5 vajza.
Tutje ai ka treguar se vendi ku tani gjendet trupi i Isa Boletinit ishte njëri ndër vendet më të preferuara të këtij të fundit.
Isa Boletini ishte veprimtar i Çështjes Kombëtare Shqiptare, teksa kishte dhënë kontribut të madh në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912.







