
Trepça’89 ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen kundër KF Malishevës në kuadër të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
89-shi si mysafire kërkon 3 pikët që mund të jenë vendimtare për sezonin 2022/23. Me fitore në stadiumin “Liman Gegaj”, xehtarët tejkalojnë malishevasit me 1 pikë dhe marrin pozitën e 7-të ku siguron qëndrimin edhe për një sezon në superligë.
Takimi i sotëm i ekipeve nga fundi i tabelës fillon në ora 15:00 dhe transmetohet në kanalet e sportit në Art Motion. /Mitropol







