FOTO: Nga shiu i madh mitrovicasi bllokohet në shtëpi: Nuk po mundem të dal nga shtëpia, jam bllokuar

Në qytetin e Mitrovicës brenda 24 orëve ka pasur rreshje të shpeshta të shiut, shkruan Mitropol.
E duket se kjo situatë ka shkaktuar telashe tek një familje mitrovicase, e cila jeton në afërsi të fshatit Zhabar në Mitrovicë, gjegjësisht në rrugën “Blerim Durmishi”.
Kreu i kësaj familje, ka shkruar në redaksinë e Mitropol, duke theksuar se ka mbetur i bllokuar në shtëpinë e tij si pasojë e rreshjeve të shiut.

“Kam mbet i bllokuar nuk po mund të dal nga shtëpia fare”, tha qytetari i shqetësuar.
Në pyetjen e gazetarëve se a ka ndodhur ndonjë prishje me kanalizimin pranë shtëpisë, qytetari theksoi se nuk e dinte për ndonjë prishje eventuale.








