FSK shpërblehet me Medaljen e Argjendtë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol” në Britani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka arritur një sukses të madh ndërkombëtar duke fituar Medaljen e Argjendtë në garën e njohur ushtarake “Cambrian Patrol”, e cila zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe konsiderohet ndër më të vështirat në botë.
Ekipi i FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë u rendit ndër më të mirët mes 118 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, duke dëshmuar disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim të lartë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi këtë arritje si dëshmi të forcës dhe krenarisë së shtetit të Kosovës, duke theksuar se FSK-ja është forcë që “nderon flamurin dhe frymëzon kombin”.








