Gashi: Qeveria në detyrë po rrezikon organizimin e zgjedhjeve lokale

Ilir Gashi, anëtari i PDK-së në KQZ ka kritikuar Qeverinë në detyrë duke thënë se nuk kanë dhënë ende një përgjigje për kërkesën zyrtare që i është adresuar për buxhet shtesë për organizimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, shkruan Mitropol.
Gashi përmes një postimi publik ka deklaruar se sot janë bërë një muaj prej kur KQZ-ja e ka adresuar kërkesën e saj në Qeveri.
“Kjo është një situatë e paprecedentë për KQZ-në, asnjëherë më parë në historinë e proceseve zgjedhore në Kosovë nuk ka ndodhur që një kërkesë për buxhet të injorohet në këtë mënyrë” është shprehur ai.
Gashi gjithashtu theksoi se mbledhja e sotme e KQZ-së është shtyrë për dy orë vetëm për shkak të mungesës së përgjigjes nga Qeveria.








