LAJME

Gaxherri: Për fajin e qeverisë, Serbia po vlerësohet palë konstruktive nga ndërkombëtarët

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se Qeveria e Kosovës me veprime të saja ka bërë që Serbia të duket më konstruktive dhe në situatë më të favorshme para ndërkombëtarëve.

Market Florenti
Roadside

“Qasja e qeverisë aktuale të Kosovës është për herë të parë ndryshe dhe shumë e dëmshme. Serbia është një shtet agresiv. Agresivitetin e vet dhe atë mënyrën , qasjen e saj ndaj Kosovës nuk e kanë fshehur edhe me sulmin e vitit të kaluar, nuk është fshehur as pas asaj që mund të bëjë sulm terrorist dhe me gjithë këtë sjellje të Serbisë, ne të bëjmë veprime të tilla që të eklipsohet Serbia dhe ne të jemi në tavolina, në tema, në diskutime, se Kosova është e padëgjueshme, se Kosova nuk po bashkëpunon, ose se Kosova nuk po koordinohet kjo është e pafalshme. Ekskluzivisht ka faj Qeveria e Kosovës ka thënë ajo në Tëvë1.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

Sipas Gaxherrit, janë të pafalshme veprimet të cilat e eklipsojnë Serbinë, e cila siç ka thënë ajo ‘nuk e ka fshehur asnjëherë qasjen e saj agresive ndaj Kosovës’.