Active 2
02LAJME

Gazetari Boshnjaku: Edhe serbët lokalë po thonë se nuk po i njohin shumicën e protestuesve mbi barrikada, janë të maskuar

Veriu i vendit nuk po gjen qetësi tash e 18 ditë. Atje sot është shtuar numri i barrikadave edhe për dy, duke e çuar numrin total të tyre në 13.

Për dy barrikadat e reja të vendosura mbi udhëkryqin tek Shkolla Teknike dhe tek ura pranë “Shkëmbit të Dudës” dhe gjendjen në veri ka folur sonte drejtpërdrejt në emisionin “Frontal” të T7, gazetari i “Mitropol”, Urall Boshnjaku.

Premium Store

Boshnjaku i cili po qëndronte tek barrikada afër Shkollës Teknike ka deklaruar se ka biseduar edhe me banorët serbë në gjuhën angleze.

“Qytetarët serbë deklarohen se as ata vet nuk po i njohin shumicën e atyre që ndodhen në veri, meqë një pjesë e tyre përveç të maskuar janë edhe të armatosur. Qytetarët praktikisht po ndjehen të pasigurt në këtë situatë, meqë edhe shpërthimi i shock-bombave po e bën atë të veten, do të thotë po bëhet për t’i frikësuar.”

Gazetari Boshnjaku veç tjerash deklaron se në mëngjes e edhe gjatë ditës ka parë qarkullim dhe vendosje të veturave të KFOR-it polak, EULEX-it e edhe një veture të Kombeve të Bashkuara gjersa endeshin sa në jug sa në veri, në të dy anët e barrikadave të reja.

Megjithatë, siç thotë ai, edhe Policia e Kosovës e cila po qarkullon afër barrikadave herë pas here, edhe KFOR-i, EULEX-i e gazetarët, nuk janë të sigurt e po rrezikohen nga grupet kriminale, të cilët nuk po kursejnë së sulmuari askënd, e çka është më e keqja, as bashkëqytetarët e tyre të cilët thonë se janë të terrorizuar nga të gjitha këto ngjarje.

Ndjekni raportimin e plotë të gazetarit të “Mitropol” në videon më poshtë: 

Dukato 1