Gazetari Maxhera që shkroi librën për Majlinda Kelmendin, thekson se ajo është e papërsëritshme

Gazetari, Arsim Maxhera, që shkroi librën për Majlinda Kelmendin, ka vlerësuar lartë figurën e saj, shkruan Mitropol.
Maxhera, theksoi se sportisteti Majlinda janë të papërsëritshme.
Ai shtoi se qëllimi i Majlindës është që sukseset e arritura si sportiste, t’i arrijë edhe si trajnere.
Postimi i Maxherës:
Na nderoi duke na dhene se pari lajmin jo te mire per pensionimin e saj. Na gezoi qindra here, sidomos prej vitit 2009 e tutje.
Ndihem i privilegjuar qe e kam percjelle karrieren e saj nga dita e pare dhe qe e njoh relativisht mire ecurine e saj.
E paperseritshme si xhudiste. E pakrahasueshme per kontributin e saj sportiv per promovimin e vendit.
Tani sukseset i synon nga pozita e trajneres.
MAJLINDA KELMENDI








