Gjatë vikendit ndryshim moti: Sot vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu pasdite

Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar paradite, ndërsa gjatë pasditës pritet të kemi kalimin e një fronti, i cili do të sjellë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Reshje të reja parashihet të ketë sërish në mbrëmje.
Era do të fryjë nga perëndimi, e cila në momente të caktuara pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C.







