Medi
02LAJME

Gjest fantastik: Mërgimtari dhuron 5 TV, dru, dhe mjete tjera për shkollën e Novolanit në Vushtrri

Abdullah Kovaçi, mërgimtari vushtrrias që jeton në Gjermani, ka dhuruar 5 TV, dru, dhe mjete tjera për shkollën e Novolanit “Emin Duraku” në Vushtrr, shkruan Mitropol.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj shkolle, Bekim Sadiku, duke theksuar se Kovaçi edhe më herët ka dhuruar për këtë shkollë.

Aurora Group

Duhet shtuar se në këtë shkollë, mësimdhënës ishte prindi i Abdullah Kovaçit, gjë që është motiv shtesë për Abdullahun të kontribuojë për këtë shkollë. /Mitropol/

Premium Store